Më seksi se kurrë, ylli i WWE i vendos flakën ‘internetit’ me postimet e fundit

Ylli i WWE-së, Blake Monroe, ka lënë fansat pa fjalë pasi ka pozuar në një veshje të zezë provokuese. E lindur në Londër dhe vetëm 27 vjeçe, Monroe ka ndezur emocionet e ndjekësve të saj në Instagram, ku ka mbi 500,000 fansa. Fotot e saj janë komentuar dhe pëlqyer masivisht, duke arritur shpejt mbi 20,000 […]

Prill 4, 2026 - 12:00
Më seksi se kurrë, ylli i WWE i vendos flakën ‘internetit’ me postimet e fundit

Ylli i WWE-së, Blake Monroe, ka lënë fansat pa fjalë pasi ka pozuar në një veshje të zezë provokuese.

E lindur në Londër dhe vetëm 27 vjeçe, Monroe ka ndezur emocionet e ndjekësve të saj në Instagram, ku ka mbi 500,000 fansa. Fotot e saj janë komentuar dhe pëlqyer masivisht, duke arritur shpejt mbi 20,000 “pëlqime” dhe qindra komente nga admiruesit.

Në një nga postimet më të nxehta, Blake shkroi thjesht: “Sitting pretty.” Nuk është hera e parë që prodigjja e wrestling-ut mahnit ndjekësit e saj me seri fotosh tërheqëse.

Përveç Instagramit, Monroe ka një ndjekje të madhe edhe në X, ku fansat kanë krijuar llogari dedikuar për ta mbështetur.

Blake iu bashkua WWE-së vitin e kaluar dhe konsiderohet një yll në ngritje. Ajo aktualisht performon në brandin NXT, duke përmirësuar aftësitë e saj në ring.