Më të afërt se kurrë, Santiana dhe Patrisi kapen bashkë

Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut ka qenë padyshim një nga temat më të përfolura të vitit që po lëmë pas, në mediat rozë. Ish-çifti u kthye në kryefjalë për shkak të romancës së tyre dinamike, e cila u shoqërua shpesh me ulje-ngritje, ndarje dhe ribashkime të papritura, duke mbajtur vazhdimisht në […]

dhjetor 25, 2025 - 14:30
 0
Më të afërt se kurrë, Santiana dhe Patrisi kapen bashkë

Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut ka qenë padyshim një nga temat më të përfolura të vitit që po lëmë pas, në mediat rozë.

Ish-çifti u kthye në kryefjalë për shkak të romancës së tyre dinamike, e cila u shoqërua shpesh me ulje-ngritje, ndarje dhe ribashkime të papritura, duke mbajtur vazhdimisht në kureshtje ndjekësit e tyre të shumtë.

Megjithatë, duket se situata ka marrë një kthesë të re dhe mjaft interesante mbrëmjen e kaluar.

Dyshja janë parë së bashku në një nga restorantet e qytetit, ku në një video që po qarkullon në rrjet, ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Edhe pse në rrjete sociale ata ende nuk figurojnë në listën e ndjekësve (following) të njëri-tjetrit, videoja e shpërndarë ka nxitur dyshime të forta: A ka gjetur ish-çifti sërish rrugën drejt bashkimit, apo kemi të bëjmë thjesht me një “paqe” pas ndarjes?

Kujtojmë se përtej jetës private, Santiana dhe Patrisi kanë edhe lidhje të tjera që i bashkojnë.

Santiana punon krah vëllait të Patrisit, Robert Berishës, në emisionin e tij të njohur “Robi plaket kur don vet”.

Kjo afërisi profesionale me familjen Berisha ka bërë që dyshimet për një rikthim të mundshëm të jenë akoma më të mëdha, duke lënë të hapur mundësinë që dashuria mes tyre të ketë marrë një tjetër shans.