Mehaj: Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i ka dhënë mbështetje studentëve shqiptarë në Maqedoni për gjuhën shqipe. “Gjuha shqipe nuk preket. Besoj se këtë e ka kuptuar tashmë i gjithë rajoni dhe bota. Është në interesin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fokusohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e jo të hapë […] The post Mehaj: Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.
Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i ka dhënë mbështetje studentëve shqiptarë në Maqedoni për gjuhën shqipe.
“Gjuha shqipe nuk preket. Besoj se këtë e ka kuptuar tashmë i gjithë rajoni dhe bota.
Është në interesin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fokusohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e jo të hapë çështje të panevojshme që na prekin të gjithëve.
Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, dhe këtë realitet nuk mund ta ndryshojë as Serbia, as Rusia, e as Kina. U bëj thirrje liderëve të partive shqiptare që të bashkohen të paktën në disa pika kyçe, sepse momenti është dhe kërkon përgjegjësi të përbashkët.”, është shprehur Mehaj. /INA/
The post Mehaj: Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.