Meidani: Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh të qartë mbi qasjen që, sipas tij, duhet të udhëheqë marrëdhëniet institucionale dhe proceset strategjike. “Ne nuk The post Meidani: Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh të qartë mbi qasjen që, sipas tij, duhet të udhëheqë marrëdhëniet institucionale dhe proceset strategjike.
“Ne nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore”, theksoi Meidani, duke nënvizuar se orientimi duhet të jetë afatgjatë dhe i bazuar në interesa të përbashkëta, jo në kalkulime të momentit.
Ai shtoi se dakordësia mes palëve arrihet vetëm mbi parime të qarta dhe të panegociueshme.
“Biem dakord vetëm kur jemi në të njëjtën linjë për garantimin e të drejtave, respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për të ecur krah për krah drejt Evropës”, deklaroi ambasadori.
Mesazhi i Meidanit vjen në një kontekst kur temat e të drejtave, zbatimit të marrëveshjeve dhe rrugës evropiane mbeten në qendër të debatit publik dhe institucional. Ai rithekson se integrimi evropian dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare nuk janë çështje retorike, por angazhime konkrete shtetërore.
The post Meidani: Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .