Meidani: Vizita e Presidentit në Çashkë, moment me peshë simbolike për shqiptarët
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vlerësuar si historike vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Çashkë, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi të The post Meidani: Vizita e Presidentit në Çashkë, moment me peshë simbolike për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vlerësuar si historike vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Çashkë, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi të veçantë për shqiptarët e kësaj treve.
Vizita u realizua nga Presidenti Bajram Begaj, duke shënuar herën e parë që një kreu i shtetit shqiptar viziton këtë zonë.
“Për herë të parë, një President i Republikës së Shqipërisë viziton Çashkën – një moment me peshë të veçantë simbolike dhe institucionale për shqiptarët e kësaj treve,” theksoi Meidani.
Sipas tij, prania e Presidentit përcjell një mesazh të qartë për mbështetjen e Shqipërisë ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të saj.
“Shqipëria qëndron pranë shqiptarëve kudo, me frymë afërsie, bashkëpunimi dhe vizion për të ardhmen,” u shpreh ai.
Meidani nënvizoi se kjo vizitë është një shprehje e respektit institucional ndaj komunitetit shqiptar dhe një hap në forcimin e lidhjeve me Tiranën zyrtare.
“Kjo vizitë shpreh vëmendje dhe respekt ndaj komunitetit shqiptar, duke forcuar njëkohësisht lidhjet natyrore mes Tiranës dhe qytetarëve që kontribuojnë në jetën publike të vendit ku jetojnë,” deklaroi ambasadori.
Ai përshkroi atmosferën e pritjes si domethënëse, duke theksuar simbolikën kombëtare që shoqëroi aktivitetin.
“Nën tingujt e këngëve e valleve shqiptare dhe mes simboleve kuqezi të Jabollçishtës, pritja u shndërrua në një mesazh të qartë: rrënjët, kultura dhe ndjenja kombëtare jetojnë fort kudo ku ka shqiptarë,” përfundoi Meidani. Gazeta Flaka
The post Meidani: Vizita e Presidentit në Çashkë, moment me peshë simbolike për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .