Mela: Takimet me qytetarët na japin forcë në rrugën drejtë ndryshimit
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me qytetarë, funksionarë dhe aktivistë të koalicionit, duke theksuar përkrahjen e fortë që po merr çdo ditë e më shumë. “Sot pata kënaqësinë të jem mes funksionarëve, këshilltarëve dhe aktivistëve të VLEN-it, të cilët dhanë përkrahjen e tyre […]
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me qytetarë, funksionarë dhe aktivistë të koalicionit, duke theksuar përkrahjen e fortë që po merr çdo ditë e më shumë.
“Sot pata kënaqësinë të jem mes funksionarëve, këshilltarëve dhe aktivistëve të VLEN-it, të cilët dhanë përkrahjen e tyre të sinqertë për rrugën që po ndërtojmë bashkë – për Dibrën tonë”, ka shkruar Mela.
Ai shtoi se gjatë ecjes nëpër disa lagje të qytetit ka ndarë me qytetarët “energjinë e fitores që po ndjehet çdo ditë e më shumë”.
“Faleminderit nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë, për buzëqeshjet dhe për besimin që po na jepni. Çdo takim na jep forcë për të vazhduar me përulësi dhe vendosmëri në rrugën e ndryshimit”, theksoi kandidati i VLEN-it për Dibrën.
Në fund, Mela përsëriti mesazhin e tij zgjedhor:
“VLEN për Dibrën. VLEN për të ardhmen. VLEN për ndryshim!”