Mërgim Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt neglizhimit është tradhti

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nesër është veç UÇK, jo PDK. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se çdo veprim që çon drejt neglizhimit, vonimit apo mosvotimit të ligjit në të dy leximet, për mua është tradhti ndaj s...

tetor 4, 2026 - 18:00
Mërgim Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt neglizhimit është tradhti

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nesër është veç UÇK, jo PDK.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se çdo veprim që çon drejt neglizhimit, vonimit apo mosvotimit të ligjit në të dy leximet, për mua është tradhti ndaj sakrificës mbi të cilën u ndërtua liria jonë.

Postimi i tij i plotë:

Nesër jam veç UÇK, jo PDK.

Andaj, çdo veprim që çon drejt neglizhimit, vonimit apo mosvotimit të ligjit në të dy leximet, për mua është tradhti ndaj sakrificës mbi të cilën u ndërtua liria jonë.

E di se fjala “tradhti” duket e rëndë. Por edhe më e rëndë është kur ata që udhëheqin në emër të popullit gjejnë më shumë forcë, kohë dhe vullnet për të luftuar për karrige e pushtet, sesa për të mbrojtur sakrificën e popullit, luftën e UÇK-së, lirinë dhe shtetin tonë.

Nesër nuk është dita e partive. Është dita për të dëshmuar se sa seriozisht e respektojmë UÇK-në, dëshmorët, luftëtarët, sakrificën dhe lirinë e Kosovës.

UÇK-ja duhet të na bashkon!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.