Mesazh pa emra, por me adresë të qartë nga Ambasadori Meidani

Me citatin e Napoleon Bonaparte, ambasadori shqiptar në Shkup dërgon mesazh pas përmendjes së Shqipërisë në Kuvend Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë The post Mesazh pa emra, por me adresë të qartë nga Ambasadori Meidani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 14:00
Mesazh pa emra, por me adresë të qartë nga Ambasadori Meidani

Me citatin e Napoleon Bonaparte, ambasadori shqiptar në Shkup dërgon mesazh pas përmendjes së Shqipërisë në Kuvend

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë të tërthortë në rrjetet sociale, duke shpërndarë thënien: “Në politikë, budallallëku nuk është pengesë.”

Postimi i tij u shoqërua me hashtagun #çponadëgjojneveshët, duke u interpretuar si një mesazh diplomatik në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike në vend.

Ky reagim vjen pas debateve në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ku zëvendëskryeministri Aleksandër Nikoloski në disa momente përmendi Republikën e Shqipërisë, si dhe emra të politikës shqiptare, përfshirë Ilir Meta dhe Edi Rama.

Megjithëse ambasadori Meidani nuk ka përmendur drejtpërdrejt asnjë emër apo situatë konkrete, koha e publikimit dhe konteksti politik e bëjnë mesazhin e tij të lexohet si një reagim ndaj retorikës së përdorur në seancën parlamentare. Gazeta Flaka

The post Mesazh pa emra, por me adresë të qartë nga Ambasadori Meidani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .