Mësimdhënësit në Maqedoni ende s’kanë marrë rrogat, ku është problemi?!
Lideri i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka njoftuar se pagat e të punësuarve në sektorin publik të arsimit ende nuk janë paguar, edhe pse sot është 17 shkurt dhe afati ligjor është tejkaluar. Ai thotë se përgatitja e listave nga Ministria e Arsimit është bërë me kohë dhe se nga Ministria […] The post Mësimdhënësit në Maqedoni ende s’kanë marrë rrogat, ku është problemi?! appeared first on InfoShqip.com.
Lideri i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka njoftuar se pagat e të punësuarve në sektorin publik të arsimit ende nuk janë paguar, edhe pse sot është 17 shkurt dhe afati ligjor është tejkaluar.
Ai thotë se përgatitja e listave nga Ministria e Arsimit është bërë me kohë dhe se nga Ministria e Financave ka marrë informacion se pagesa do të bëhet së shpejti.
“Paga në arsim po vonon. Sipas burimeve pranë sindikatës, Ministria e Arsimit i ka dorëzuar me kohë listat në Ministrinë e Financave, por për arsye objektive në këtë ministri ka vonesa. Megjithatë, siç na sigurojnë prej andej, sot do të ketë pagë?!”, ka shkruar Nedelkov në rrjetet sociale./INA/
The post Mësimdhënësit në Maqedoni ende s’kanë marrë rrogat, ku është problemi?! appeared first on InfoShqip.com.