Mexhiti e quan teatër Kongresin e BDI-së: Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e ka quajtur teatër Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Mexhiti thotë se në Kongres nuk u kërkua përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale, ndërsa të gjithë procesin e quajti kontrovers dhe jotransaprent. Shkrimi i plotë i Mexhitit: Kongres – teatër pas debaklit të pësuar […]
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e ka quajtur teatër Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Mexhiti thotë se në Kongres nuk u kërkua përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale, ndërsa të gjithë procesin e quajti kontrovers dhe jotransaprent. 
Shkrimi i plotë i Mexhitit:
Kongres – teatër pas debaklit të pësuar zgjedhor në të cilin askush nuk u thirr dhe nga askush nuk u kërkua asnjë përgjegjësi politike.
Në vend të reflektimit, kongresi- teatër shpërndau pamflete me “tema madhore” për të mbuluar dështimin por akoma më keq- për të mos diskutuar për çështjen thelbësore: kush mban përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?!
Prandaj, në kushte të një procesi kontrovers të delegimit të delegatëve e pa fije transparence për procesin nominues dhe kandidues, Kongresi shndërrohet në farsë çfarë ishte e sotmja.
Pa llogaridhënie të mirëfilltë dhe pa përgjegjësi politike reforma është vetëm pro forma ndërsa Kongresi është vetëm teatër me kukulla.