Mexhiti: Fitorja e arritur është rezultat i punës dhe përkushtimit

Izet Mexhiti nga VLEN ka realizuar takim me kandidatët të tjerë të komunave të Shkupit, pas fitores në garën e tij më 19 tetor. Ai ka festuar fitoren e tij dhe të kandidatëve të tjerë, me çka ka deklaruar se fitorja e arritur nuk është rastësi, por rezultat i punës. “Fitorja që arritëm nuk është […]

tetor 22, 2025 - 22:30
 0
Mexhiti: Fitorja e arritur është rezultat i punës dhe përkushtimit

Izet Mexhiti nga VLEN ka realizuar takim me kandidatët të tjerë të komunave të Shkupit, pas fitores në garën e tij më 19 tetor.

Ai ka festuar fitoren e tij dhe të kandidatëve të tjerë, me çka ka deklaruar se fitorja e arritur nuk është rastësi, por rezultat i punës.

“Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare”, deklaroi Mexhiti.