Mexhiti në pritjen solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit dhe një nga liderët e Vlen Izet Mexhiti sonte mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së… The post Mexhiti në pritjen solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 16, 2026 - 23:00
 0
Mexhiti në pritjen solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit dhe një nga liderët e Vlen Izet Mexhiti sonte mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedonia e Veriut, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.

Ngjarja u zhvillua nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe figura të jetës publike.

Mexhiti ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale, se 17 Shkurti mbetet një ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës – ditë që simbolizon sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë për liri dhe shtetndërtim. Ai shprehu respekt për rrugëtimin e Kosovës dhe uroi që shteti të vazhdojë të forcojë institucionet, të avancojë zhvillimin dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj.

Pavarësia e Kosovës, sipas tij, është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe aspiratës së një populli për liri, sovranitet dhe progres.

Sonte festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e Ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Është ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe shtetin e pavarur.

Me respekt dhe krenari, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë shtetin e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!

https://www.facebook.com/share/p/1DRBt4aVZo/

The post Mexhiti në pritjen solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.