Mexhiti: Roli i grave thelbësor në ndërtimin e shoqërisë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Konferencën Ndërkombëtare Çairi 2026, ka folur për imazhin politik të grave shqiptare dhe për rolin thelbësor që ato kanë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar. “Për shumë kohë, politika dhe vendimmarrja publike janë ndërtuar pa përfshirjen e perspektivës së grave. Por […]

Prill 5, 2026 - 18:00
Mexhiti: Roli i grave thelbësor në ndërtimin e shoqërisë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Konferencën Ndërkombëtare Çairi 2026, ka folur për imazhin politik të grave shqiptare dhe për rolin thelbësor që ato kanë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.
“Për shumë kohë, politika dhe vendimmarrja publike janë ndërtuar pa përfshirjen e perspektivës së grave. Por realiteti është i qartë: pa gratë në vendimmarrje, politika mbetet e njëanshme dhe zhvillimi i shoqërisë ngec.
Ndihem krenar të konstatoj se gratë shqiptare sot nuk kërkojnë vetëm hapësirë, ato po e krijojnë atë. Në çdo fushë të jetës publike dhe shoqërore, ato po marrin përgjegjësi, po udhëheqin dhe po kontribuojnë drejtpërdrejt në përparimin e shoqërisë sonë.
Prandaj sot nuk mjafton të flasim vetëm për barazi. Është detyrë e institucioneve dhe e politikës të krijojnë mekanizma realë për përfaqësim të drejtë, mundësi të barabarta dhe mbështetje për gratë që synojnë të jenë pjesë e jetës publike dhe të proceseve vendimmarrëse.
Sepse një shoqëri që nuk investon në potencialin dhe lidershipin e grave, në fakt e kufizon vetë zhvillimin e saj.
Faleminderit për mundësinë dhe diskutimin e vlefshëm!”, ka shkruar Mexhiti.