Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po transformohet, punimet ecin me ritëm të duhur

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se po vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruimin e rrugës “Ferid Murad”, duke theksuar se projekti po realizohet sipas planit dhe me progres të dukshëm në terren. “Një tjetër kantier që flet me vepra, jo me fjalë. Rruga ‘Ferid Murad’ po ndryshon pamje çdo ditë”, deklaroi Mexhiti, […]

Prill 10, 2026 - 18:00
Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po transformohet, punimet ecin me ritëm të duhur

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se po vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruimin e rrugës “Ferid Murad”, duke theksuar se projekti po realizohet sipas planit dhe me progres të dukshëm në terren.

“Një tjetër kantier që flet me vepra, jo me fjalë. Rruga ‘Ferid Murad’ po ndryshon pamje çdo ditë”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se zhvillimet në terren janë të dukshme nga dita në ditë.

Ai bëri të ditur se bordurat në njërën anë të rrugës tashmë janë vendosur dhe betonuar, ndërsa hapësira është ndarë duke i dhënë formë të rregullt rrugës dhe trotuarit.

“Punimet po ecin me ritmin e duhur. Çdo ditë shihet progres. Një projekt që po merr formë, hap pas hapi”, u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, aktualisht po punohet në ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçiklistë, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe organizimit të qarkullimit në këtë zonë.