Mexhiti takon ambasadorin Meidani: Bisedë e drejtpërdrejtë për situatën dhe ritmet e integrimit
Shkup, 11 shkurt – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani ka takuar sot kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me të cilin ka diskutuar për situatën…
Shkup, 11 shkurt – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani ka takuar sot kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në vend si dhe ritmin e integrimit evropian.
“Takim miqësor si përherë me Izetin. Bisedë e drejtpërdrejtë për situatën, bashkëpunimin e ritmin e integrimit evropian dhe përgjegjësinë që kemi për ta mbajtur agjendën tonë strategjike të qartë dhe konkrete. E falënderova për angazhimin publik lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe trajtimin e saj në përputhje me kuadrin ligjor. E urova gjithashtu për shfaqjen për herë të parë në Shkup të operës “Goca e Kaçanikut”, në nder të pavarësisë së Kosovës, si dhe për besimin e qytetarëve për drejtimin e Komunës së Çairit.Dialog i hapur, me fokus te puna dhe hapat përpara”, ka shkruar Meidani.
