Mexhiti vizitoi Preshevën dhe vizitoi shkollën fillore me kabinet të ri informatikë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në Preshevë, vizitoi Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, ku u njoh me rezultatet e mbështetjes së ofruar nga Komuna e Çairit.
Përmes një donacioni të komunës, shkolla është pajisur me një kabinet modern të informatikës, i cili ka krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe përparimin e njohurive teknologjike të nxënësve, si u bë e ditur në kumtesën e Komunës së Çairit.
“Investimi në arsim, dije dhe teknologji është investim në të ardhmen e gjeneratave të reja. Përmes këtij donacioni kemi synuar të krijojmë mundësi më të mira për nxënësit e Shkollës Fillore ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’, duke u siguruar kushte bashkëkohore për mësim dhe zhvillim. Solidariteti me shqiptarët e Preshevës nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por të dëshmohet përmes veprave dhe mbështetjes konkrete”, theksoi Mexhiti.
Kryetari i Çairit nënvizoi se bashkëpunimi dhe solidariteti ndërmjet Çairit dhe Preshevës janë një bazë e rëndësishme për realizimin e iniciativave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e arsimit. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së institucioneve arsimore dhe krijimit të mundësive që fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre në përputhje me kërkesat e arsimit bashkëkohor.
Mexhiti theksoi se Çairi do të mbetet gjithmonë pranë Preshevës, duke përkujdesur për nevojat e komunitetit shqiptar në këtë rajon.
Me pak fjalë
Komuna e Çairit ka investuar në arsim në Preshevë duke pajisur Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” me një kabinet modern të informatikës. Kryetari Izet Mexhiti theksoi se kjo mbështetje është një dëshmi e solidaritetit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit midis dy komunave.
Personat e përmendur
- Izet Mexhiti - Izet Mexhiti
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




