Mickoski: E kemi konsoliduar shtetin, do ta zhvillojmë që të jetë e atillë siç e duan qytetarët

Shkup, 12 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski pret që inflacioni vjetor të stabilizohet nën tre për qind dhe pret trend mujor negativ, që, siç thekson është rezultat i zhvillimit të politikave…

shkurt 12, 2026 - 12:30
 0
Mickoski: E kemi konsoliduar shtetin, do ta zhvillojmë që të jetë e atillë siç e duan qytetarët

Shkup, 12 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski pret që inflacioni vjetor të stabilizohet nën tre për qind dhe pret trend mujor negativ, që, siç thekson është rezultat i zhvillimit të politikave që janë në interes të standardit të qytetarëve dhe të konsolidimit të gjendjeve në shtet. Përfundimisht, thotë shteti është i konsoliduar dhe do të zhvillohet i atillë siç e duan qytetarët.

“Siç kam thënë në disa raste këtë vit pres që të stabilizohemi nën tr epër qind me inflacionin vjetor. Presim që çdo tren negativ mujor, gjegjësisht rënie krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar në janar kemi pasur shportë, kështu që pres këtë vit të lëvizim diku rreth tre për qind. Diçka ndoshta nën ose mbi tre për qind, me atë që do të kemi tendencë negative në nivel mujor”, deklaroi kryeministri në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të sallës sportive në SHFK “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllae, Komuna e Karposhit.

Thotë se në ditët në vijim do të kemi publikim të atyre parametrave dhe do të dihen saktë shifrat.

“Po ndjekim politika të brendshme. Po ndjekim politika që janë në interes të standardit të jetesës së qytetarëve. Kështu kemi punuar deri më tani në drejtim të konsolidimit të situatës në vend. Nga një situatë kaotike, institucione të shembura, një sistem i shkatërruar, po arrijmë në një situatë ku mund të themi se më në fund jemi konsoliduar. Tani duhet ta zhvillojmë Maqedoninë ashtu siç e duan të gjithë qytetarët”, tha Mickoski.