Sllaveski – Varns: Sistemi financiar i qëndrueshëm dhe zgjidhjet moderne të pagesave janë baza për investime dhe rritje ekonomike

Shkup, 12 dhjetor – Banka Popullore vazhdimisht e forcon kapacitetin e saj institucional përmes projekteve të shumta  zhvillimore, me theks të veçantë në modernizimin e sistemit të pagesave. Zgjidhjet moderne dhe…

shkurt 12, 2026 - 12:30
 0
Sllaveski – Varns: Sistemi financiar i qëndrueshëm dhe zgjidhjet moderne të pagesave janë baza për investime dhe rritje ekonomike

Shkup, 12 dhjetor – Banka Popullore vazhdimisht e forcon kapacitetin e saj institucional përmes projekteve të shumta  zhvillimore, me theks të veçantë në modernizimin e sistemit të pagesave. Zgjidhjet moderne dhe efikase të pagesave kontribuojnë në siguri më të madhe, qarkullim më të shpejtë të mjeteve financiare dhe lehtësim të veprimtarisë afariste, gjë që është e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve, u theksua në takimin mes guvernatorit Trajko Sllaveski u.d. ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nikoll Varns.  

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Sllaveskit, u shkëmbyen mendime për rrjedhat ekonomike, zhvillimin institucional të Bankës Popullore dhe proceset reformuese që synon mbështetjen e rritjes ekonomike dhe eurointegrimeve. 

Guvernatori Sllaveski theksoi se ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit financiar është prioriteti kryesor i Bankës Popullore si bazë për krijimin e kushteve ekonomike të qëndrueshme dhe të parashikueshme për nxitjen e investimeve vendore dhe të huaja, si dhe për rritje ekonomike të qëndrueshme. 

Gjatë bisedës, guvernatori Sllaveski u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) duke vlerësuar se kjo përbën një hap historik për ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se me anëtarësimin në SEPA, qytetarëve dhe kompanive të Maqedonisë u mundësohet të kryejnë pagesë në euro më shpejtë, më efikase dhe më lirë, dhe kjo edhe para anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian.