Mickoski: Jemi në bisedime me 5-6 investitorë për ndërtimin e data-qendrave
Po negociojmë, dhe po ju them publikisht se jemi në bisedime me të paktën 5 ose 6 investitorë të mundshëm. Ndër ta është një kompani e madhe shumëkombëshe. Dhe ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër nga ky hap, tha sot kryeministri Hristija...
Po negociojmë, dhe po ju them publikisht se jemi në bisedime me të paktën 5 ose 6 investitorë të mundshëm. Ndër ta është një kompani e madhe shumëkombëshe. Dhe ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër nga ky hap, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me planet për nderimin e data qendrave në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. I pyetur nëse këto projekte paraqesin rrezik për burimet natyrore dhe mjedisin, Mickoski tha se kompanitë e mëdha nuk do t’i ndërtonin të njëjtat nëse do të ishin të dëmshme.
Në lidhje me: Uji dhe energjia përballë investimeve! LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen për data-qendrat
“Imagjinoni, sikur të mos ishin inteligjenca artificiale apo qendrat e të dhënave, si do të dukej sot produkti i brendshëm bruto i, le të themi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A do të ekzistonin sot NVIDIA, Amazon, SpaceX, OpenAI, kompani shumëkombëshe globale me brende që vlejnë triliona, mijëra miliarda, nëse në ndonjë mënyrë do të vinin në dyshim cilësinë e jetës së qytetarëve? Prandaj, ne si Qeveri do të qëndrojmë absolutisht të përkushtuar ndaj asaj strategjie. Këto projekte, në fakt, janë në atë drejtim. Synojnë ndërtimin e stacioneve të energjisë me gaz që do të prodhojnë energji elektrike, e cila më pas do të përdoret në këto qendra të të dhënave”, tha Mickoski.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.