Mickoski: LSDM-së mund t’i plotësohet dëshira për zgjedhje të parakohshme!

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka vlerësuar se viti 2026-të do të jetë vit i vështirë ekonomikisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas partisë opozitare në buxhetin shtetëror nuk ka mjete për rritje të pagave për punëtorët, nuk janë paraparë mjete për ulje të çmimeve të larta po nuk ka mjete as për rrogë […]

Jan 4, 2026 - 10:00
 0
Mickoski: LSDM-së mund t’i plotësohet dëshira për zgjedhje të parakohshme!

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka vlerësuar se viti 2026-të do të jetë vit i vështirë ekonomikisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas partisë opozitare në buxhetin shtetëror nuk ka mjete për rritje të pagave për punëtorët, nuk janë paraparë mjete për ulje të çmimeve të larta po nuk ka mjete as për rrogë minimale 600 eurove.

LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE

Tashmë mungojnë 1 miliard euro. Gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa shtrenjtimi i energjisë elektrike do të sjellë rritje edhe të çmimeve të tjera. Qeveria deri në zgjedhje do të përpiqet t’i mashtrojë qytetarët me manipulime dhe “hedhje pluhuri në sy”.Prandaj viti 2026 do të jetë i vështirë. Pas zgjedhjeve gjithçka do të dalë në shesh. Atëherë problemet do të “zgjidhen” me një problem edhe më të madh – migrantët”.

Për dallim nga opozitarët që vlerësojnë situatën, kryeministri sot ka folur për uljen e inflacionit. Duke ju përgjigjur opozitës, Mickoski tha se ata duhet të kenë kujdes kur flasin për zgjedhje të parakohshme se dëshira mund edhe t’u plotësohet.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Nuk kam dëgjuar nëse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por njeriu ndonjëherë duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron, sepse nganjëherë dëshira mund t’i plotësohet. Pres që ulja e inflacionit të vazhdojë edhe në dhjetor, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, kurse vitin e ardhshëm në mes 2 apo 3 për qind që do të jetë më e ulët se rritja e nivelit të Bruto Prodhimit Vendor”.

Akuzat për ngritje dhe ulje të çmimeve po edhe për rritjen e standardit jetësorë, rritjen e pagave janë tashmë akuza të zakonshme që bëhen thuajse çdo ditë nga opozita në drejtim të pozitës.