Mickoski sot takon Orbanin në Budapest

Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest, si pjesë e samitit qeveritar hungarezo-maqedonas. Në agjendë janë parashikuar bisedime tet-a-tet mes kryeministrave, takime bilaterale mes The post Mickoski sot takon Orbanin në Budapest appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 4, 2025 - 14:00
 0  4
Mickoski sot takon Orbanin në Budapest

Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest, si pjesë e samitit qeveritar hungarezo-maqedonas.

Në agjendë janë parashikuar bisedime tet-a-tet mes kryeministrave, takime bilaterale mes ministrave përkatës dhe një seancë e përbashkët e të dyja qeverive.

Samiti ka filluar me takimin mes ministrave të Jashtëm të të dyja vendeve, Timço Mucunski dhe Péter Szijjártó.

Szijjártó konfirmoi mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe kritikoi hipokrizinë e disa vendeve anëtare të Unionit.

Mucunski theksoi se vendi ndodhet në një moment kyç për integrimin evropian, duke nënvizuar se synimi është të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2030.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu për konfliktin në Ukrainë, duke shprehur mbështetje për përpjekjet paqësore të SHBA-së.

The post Mickoski sot takon Orbanin në Budapest appeared first on Flaka, në çdo lajm... .