Milani heq dorë nga Gimenezi, ky klub do ta marrë hua meksikanin

Santiago Gimenez është shumë pranë largimit nga Milani dhe transferimit te Porto. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti në formën e huazimit me të drejtë blerjeje, e përcaktuar në 20 milionë euro, ...

gusht 17, 2026 - 17:00
Milani heq dorë nga Gimenezi, ky klub do ta marrë hua meksikanin

Santiago Gimenez është shumë pranë largimit nga Milani dhe transferimit te Porto.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti në formën e huazimit me të drejtë blerjeje, e përcaktuar në 20 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Në rast se klubi portugez vendos ta blejë përfundimisht, kjo shumë do të përfundojë në arkat e kuqezinjve.

Porto drejtohet nga trajneri Francesco Farioli.

Në dalje nga Milani është edhe Christopher Nkunku, për të cilin kanë shfaqur interesim edhe Borussia Dortmundi dhe Newcastle United.

Në prag të miqësores së fundit verore të Milanit kundër Manchester Unitedit në Poloni, Ruben Amorim nuk i ka grumbulluar katër lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në projektin teknik të “Djallit”: Fikayo Tomori, David Odogu, Youssouf Fofana dhe Christopher Nkunku.

Këtyre u janë shtuar edhe katër lojtarë të tjerë që mungojnë për shkak të dëmtimeve: Rafael Leao, Matteo Gabbia, Christian Pulisic dhe pikërisht Gimenez.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.