Militantët e VV-së po shpërndajnë deklarata të rrejshme, Mushkolaj: Mos bini pre e propagandës
Militantët e VV-së kanë shpërndarë disa deklarata të rrejshme, duke ia atribuuar Imer Mushkolajt. E ky i fundit ka ftuar qytetarët të mos bien pre e propagandës. Postimi: Militantë të Vetëvendosjes javët e fundit janë duke shpërndarë deklarata të rrejshme, kinse të thëna nga unë, si pjesë e luftës speciale për të dezinformuar publikun. Psh.


Militantët e VV-së kanë shpërndarë disa deklarata të rrejshme, duke ia atribuuar Imer Mushkolajt.
E ky i fundit ka ftuar qytetarët të mos bien pre e propagandës.
Postimi:
Militantë të Vetëvendosjes javët e fundit janë duke shpërndarë deklarata të rrejshme, kinse të thëna nga unë, si pjesë e luftës speciale për të dezinformuar publikun. Psh. këtë deklaratë unë nuk e kam dhënë asnjëherë, por si kjo edhe disa të tjera të rrejshme vazhdojnë të shpërndahen. Qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e propagandës, ndërkaq faqet në rrjete sociale dhe individët që janë burim i dezinformimit tashmë janë raportuar.
