Mimoza Musa: Gruaja shqiptare është zë i fortë ndryshimi dhe lidershipi europian
Deputetja e VLEN, Mimoza Musa, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti europian”, ku theksoi rëndësinë e rolit të grave në politikë, The post Mimoza Musa: Gruaja shqiptare është zë i fortë ndryshimi dhe lidershipi europian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputetja e VLEN, Mimoza Musa, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti europian”, ku theksoi rëndësinë e rolit të grave në politikë, shoqëri dhe ndërtimin e paqes.
“Ka momente kur fjala merr peshë më të madhe se zakonisht, kur nuk flet vetëm si individ, por si zë i shumë grave që kanë sfiduar, ndërtuar dhe ndryshuar realitetin tonë. Sot ishte pikërisht një moment i tillë,” deklaroi Musa.
Gjatë diskutimit, ajo theksoi sfidat dhe arritjet e grave që çdo ditë kontribuojnë në politikë dhe shoqëri. “Gruaja shqiptare sot nuk është vetëm simbol i sakrificës, por një zë i fortë ndryshimi, lidershipi dhe vizioni europian,” shtoi deputetja.
Musa u shpreh se rruga drejt barazisë së plotë dhe përfaqësimit dinjitoz vazhdon, por ndërtimi i saj po bëhet çdo ditë nga gra të guximshme dhe profesioniste që po transformojnë politikën.
“Le të vazhdojmë të jemi zë i drejtësisë, shembull për brezat e rinj dhe shtyllë e një të ardhmeje më të barabartë e më të drejtë,” përfundoi Musa, duke nxjerrë në pah rëndësinë e rolit aktiv të grave në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Gazeta Flaka
The post Mimoza Musa: Gruaja shqiptare është zë i fortë ndryshimi dhe lidershipi europian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .