Ministrat Konjufca dhe Hoti do të jenë në Hagë për shpalljen e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pritet të jenë të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ata do ta ndjekin nga afër...

shtator 14, 2026 - 20:00
Ministrat Konjufca dhe Hoti do të jenë në Hagë për shpalljen e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pritet të jenë të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata do ta ndjekin nga afër shpalljen e vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Prania e tyre në Hagë është konfirmuar nga transmetuesi publik.

Verdikti i shkallës së parë pritet të shpallet pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vjet.

Në Hagë tashmë kanë mbërritur edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe qytetarë nga Kosova e diaspora.

Për shpalljen e vendimit pritet interesim i madh edhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë diplomatë që do ta ndjekin seancën nga afër.

Vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin pritet të shpallet të mërkurën në Dhomat e Specializuara në Hagë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.