Ministri Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, realizoi një vizitë pune në terren përgjatë aksit rrugorë Kijevë–Pejë, projekt i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në vend. Gjatë vizitës, ministri u informua nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, duke zhvilluar takime me përfaqësues të operatorëve


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, realizoi një vizitë pune në terren përgjatë aksit rrugorë Kijevë–Pejë, projekt i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në vend.
Gjatë vizitës, ministri u informua nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, duke zhvilluar takime me përfaqësues të operatorëve ekonomikë dhe mbikëqyrësit e punimeve.
Në fokus të diskutimeve ishte dinamika e realizimit të punimeve, respektimi i afateve të përcaktuara dhe adresimi i sfidave në terren.
Ministri kërkoi angazhim të shtuar nga të gjithë operatorët e përfshirë, përmbushje të plotë të obligimeve kontraktuale dhe realizim të punimeve në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
Projekti rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë mbetet një nga projektet prioritare të Ministrisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen më të mirë ndërmjet rajoneve.
