Ministria e Kulturës ndërpret mbështetjen për Festivalin Othello në Gostivar, në edicionin jubilar
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove Othello (ITF Othello) nuk do të marrë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës për edicionin e tij jubilar, 10-vjetorin, sipas Programit Vjetor të Ministrisë. Ky vendim The post Ministria e Kulturës ndërpret mbështetjen për Festivalin Othello në Gostivar, në edicionin jubilar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove Othello (ITF Othello) nuk do të marrë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës për edicionin e tij jubilar, 10-vjetorin, sipas Programit Vjetor të Ministrisë. Ky vendim vjen në një moment kyç për festivalin, i cili gjatë 9 viteve të kaluara ka pasuruar skenën kulturore të qytetit dhe ka tërhequr mbi 25,000 spektatorë, transmeton Gazeta Flaka.
Në një deklaratë për media, organizatorët e festivalit theksuan:
“Ky vendim është i papranueshëm, duke pasur parasysh kontributin e festivalit gjatë viteve. Për 9 edicione kemi pritur trupa teatrore të njohura ndërkombëtarisht si Teatri Kombëtar i Ankaras, Teatri Kombëtar i Istanbulit, Teatri Kombëtar i Tiranës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar i Maqedonisë dhe shumë të tjerë. Gjithashtu artistë dhe regjisorë si Luiza Xhuvani, Raimonda Bulku, Dejan Projkovski, Vladimir Milcin, Kushtrim Bekteshi, Nikola Ristanovski e shumë të tjerë kanë kontribuar në pasurimin e skenës kulturore të Gostivarit.”
Organizatorët shprehin shqetësim për mungesën e transparencës dhe motivet e mundshme joobjektive pas këtij vendimi:
“Është e patolerueshme që ngjarja më e rëndësishme kulturore e qytetit të përballet me mosmbështetje, e cila ngre dyshime për motive të natyrave joobjektive, përfshirë edhe arsye politike,” shtojnë ata.
Ata kërkojnë veprime të qarta nga Ministria e Kulturës:
- Dhënien e arsyetimit zyrtar për mosdhënien e mbështetjes financiare
- Rishqyrtimin e vendimit dhe sigurimin e mbështetjes për edicionin jubilar
- Veprim transparent, të barabartë dhe pa diskriminime politike ndaj iniciativave kulturore.
Organizatorët gjithashtu ftojnë mediat dhe komunitetin të bashkëpunojnë për të ndriçuar situatën dhe theksojnë gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me institucionet shtetërore:
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet shtetërore për zgjidhje konstruktive dhe ftojmë mediat dhe komunitetin të bashkëpunojnë me ne për të zbardhur këtë situatë.” Gazeta Flaka
The post Ministria e Kulturës ndërpret mbështetjen për Festivalin Othello në Gostivar, në edicionin jubilar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .