Mjegull në rrugën Shtip – Negotinë afër Sertës, borë e dobët në Kodrën e diellit

Shkup, 6 shkurt – Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës deri në 80 metra sot ka në rrugën Shtip – Negotinë në afërsi të Sertës. Reshje të dobëta bore…

shkurt 6, 2026 - 13:00
 0
Mjegull në rrugën Shtip – Negotinë afër Sertës, borë e dobët në Kodrën e diellit

Shkup, 6 shkurt – Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës deri në 80 metra sot ka në rrugën Shtip – Negotinë në afërsi të Sertës. Reshje të dobëta bore në Kodrën e Diellit pa pengesa në rrugë, informoi LAMM. 

 Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.