Mjegull në “Strazhë”, shtresë e hollë bore në “Kodrën e Diellit”

Dukshmëri të ulët deri 50 metra për shkak të mjegullës ka këtë mëngjes në vendkalimin malorë Strazhë, ndërsa borë e dobët është paraqitur në Kodrën e Diellit. Sipas informacioneve të LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është […]

dhjetor 24, 2025 - 12:00
 0
Mjegull në “Strazhë”, shtresë e hollë bore në “Kodrën e Diellit”

Dukshmëri të ulët deri 50 metra për shkak të mjegullës ka këtë mëngjes në vendkalimin malorë Strazhë, ndërsa borë e dobët është paraqitur në Kodrën e Diellit.

Sipas informacioneve të LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.