Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë, me shi të dobët lokal

Shkup, 7 shkurt – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Paradite do të ketë shi të lehtë lokal, ndërsa në disa lugina do…

shkurt 7, 2026 - 11:30
 0
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë, me shi të dobët lokal

Shkup, 7 shkurt – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Paradite do të ketë shi të lehtë lokal, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut. 

Në malet më të larta në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me periudha dielli. Paradite në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 15 gradë. 

Në ditët e ardhshme vijon periudhë e motit të ndryshueshëm. Të dielën paradite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male në pjesët veriperëndimore të borës. Reshje të shiut do të ketë edhe të hënën të cilat do të jenë më intensive në pjesët juglindore, ndërsa në male do të ketë reshje të borës. 

Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë reshjet e shiut do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të larta. Pastaj në dy ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa reshje të reja përsëri priten nga e enjtja.