Mot i qëndrueshëm paradite, pasdite rritje e vranësirave dhe mundësi për reshje bore

Moti gjatë paradites do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite dhe kah fundi i ditës pritet rritje e vranësirave, me kushte për reshje të dobëta The post Mot i qëndrueshëm paradite, pasdite rritje e vranësirave dhe mundësi për reshje bore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 30, 2025 - 11:30
 0
Mot i qëndrueshëm paradite, pasdite rritje e vranësirave dhe mundësi për reshje bore

Moti gjatë paradites do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite dhe kah fundi i ditës pritet rritje e vranësirave, me kushte për reshje të dobëta lokale të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të shtuara. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri në -2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 10 gradë Celsius.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) apelon për shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalistikës rrugore, si dhe për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rrezik nga rrëshqitjet e dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë. Gazeta Flaka

The post Mot i qëndrueshëm paradite, pasdite rritje e vranësirave dhe mundësi për reshje bore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .