Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Ditët e ardhshme do të jenë tejet të nxehta, sidomos në fillim të javës. Sipas autoriteteve në më shumë vende pritet të aktivizohet faza portokalli për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta. Siniptikanët paralajmërojnë se pritet që të martën temperatura të arrijë në mbi 40 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik gjatë fundjavës do të […]

gusht 9, 2024 - 23:00
 0  5
Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Ditët e ardhshme do të jenë tejet të nxehta, sidomos në fillim të javës.

Sipas autoriteteve në më shumë vende pritet të aktivizohet faza portokalli për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta. Siniptikanët paralajmërojnë se pritet që të martën temperatura të arrijë në mbi 40 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik gjatë fundjavës do të ketë erë të lehtë.

Nesër moti do të jetë i nxehtë me vranësira të pakta dhe me temperaturë maksimale deri në 38 gradë celsius.

“Gjatë ditës së nesërme moti në vend do të jetë kryesisht me diell, vetëm në pjesët lindore do të ketë vranësira të vogla, ndërsa do të ketë erë nga drejtimi verior. Temperaturat do të jenë në kufirin e sotëm, do të lëvizin nga 30 deri në 38 gradë celsius. Në ditët në vijim, duke filluar nga e diela do të ketë rritje të temperaturave. Moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell, sidomos në fillim të javës së ardhshme. Nga e hëna dhe e marta do të ketë mot shumë të nxehtë me temperatura që të sidomos të martën do të arrijnë nga 34 deri në 41 gradë celsius. Do të aktivizohet faza portokalli për rrezik nga temperaturat e larta”, tha Lençe Rizova, DPHM.

Ndërkohë me rritjen e temperaturave, rreziku për përhapjen e zjarreve është në nivelin më të lartë të mundshëm. Vetëm në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre në të hapur, të përmasave më të gjera. Ndërkohë nga 46 zjarre në të hapur në 24 orët e fundit janë shuar 37. Megjithatë dy vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 7 të tjerë janë vënë në kontroll.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Krizat aktiv është zjarri në komunën e Makedonski Brodit dhe në Studeniçan. Situata më e rëndë është në fshatrat Tazhevë, Breznicë dhe Jasen të Makedonski Brodit, ndërsa në Studeniçan zjarri është në fshatin Batincë në vendin e quajtur Dreshnicë. /Alsat