Moti sot i paqëndrueshëm: reshje intensive shiu dhe erë mbi 60 km/orë
Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë më të rrëmbyeshme, me sasi mbi 25 litra për metër The post Moti sot i paqëndrueshëm: reshje intensive shiu dhe erë mbi 60 km/orë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në vend sot do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë më të rrëmbyeshme, me sasi mbi 25 litra për metër katror, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe natës. Në zonat malore, reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, më të theksuara në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë Celsius. Gazeta Flaka
The post Moti sot i paqëndrueshëm: reshje intensive shiu dhe erë mbi 60 km/orë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .