Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen. Nëpërmjet një postimi, Osmani ka uruar paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e të gjithë qytetarëve. “Duke u uruar qytetarëve tanë të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe besimtarëve ortodoksë në mbarë botën, një Krishtlindje të bekuar dhe paqësore. Sjelltë kjo ditë e

Jan 7, 2026 - 13:00
 0
Osmani uron Krishtlindjen ortodokse
Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen.

Nëpërmjet një postimi, Osmani ka uruar paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e të gjithë qytetarëve.

“Duke u uruar qytetarëve tanë të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe besimtarëve ortodoksë në mbarë botën, një Krishtlindje të bekuar dhe paqësore.

Sjelltë kjo ditë e shenjtë paqe, shëndet të mirë dhe harmoni në familjet tuaja. Krishtlindjet na kujtojnë vlerat e qëndrueshme të dashurisë, solidaritetit dhe respektit për njëri-tjetrin. Këto vlera fitojnë kuptim kur reflektohen në veprimet tona të përditshme. Gëzuar Krishtlindjet Ortodokse!” shkroi Osmani.