Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë thotë se projekti, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. “Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut

shkurt 2, 2026 - 16:30
 0
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
mozaiku-i-tiranes-nominohet-per-cmimin-“ndertesa-e-vitit-2026”

mozaiku-i-tiranes-nominohet-per-cmimin-“ndertesa-e-vitit-2026”

Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë thotë se projekti, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

“Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut mes historisë dhe së tashmes”, njoftoi Rama.