MPB: Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çashkës për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”

Shkup, 13 shkurt  – SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër një personi nga Çashka për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” i cili, derisa ishte kryetar komune,… The post MPB: Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çashkës për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 16:00
 0
MPB: Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çashkës për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”

Shkup, 13 shkurt  – SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër një personi nga Çashka për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” i cili, derisa ishte kryetar komune, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për nëpunësit civilë dhe ka paguar 10 punonjës në komunë me para në bazë të një page karriere me një nëpunës civil, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“SPB Veles, në Prokurorinë Themelore Publike Veles, ngriti kallëzim penal ndaj G.S. (47) nga Çashka për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar’ sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga janari 2021 deri në dhjetor 2024, G.S. në cilësinë e kryetarit të komunës së Çashkës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësit Shtetërorë dhe 10 personave të punësuar në komunën e Çashkës, në disa raste, nga llogaria e buxhetit të komunës u ka paguar mjete financiare në bazë të pagës së karrierës së nëpunësit shtetëror, edhe pse e dinte se ata nuk i plotësonin kushtet për nëpunës shtetëror. Ndërsa, një personi, në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, mundësoi që t’i paguhej paga bonus, edhe pse nuk ishin plotësuar kushtet”,  theksojnë nga Ministria. 

Në këtë mënyrë, siç bëjnë të ditur nga MPB, i denoncuari u ka mundësuar 11 të punësuarve të përfitojnë dobi pasurore dhe i ka shkaktuar dëm buxhetit të komunës së Çashkës në shumën totale prej 725.562 denarësh. Gjithashtu, për një vend i cili sipas aktit të sistematizimit është parashikuar një pozitë, G.S. për njërin prej të punësuarve ka lëshuar vendim për vendin e punës ndonëse ajo pozitë veçmë ishte plotësuar”, theksojnë nga Ministria. 

The post MPB: Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çashkës për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.