Mungesa e Arben Fetait dhe Salim Sulejmanit në mbledhje, përgjigjet Taravari | VIDEO
Arben Taravari: Shkojmë në opozitë – ja pse braktisëm qeverinë Taravari: Mosrealizimi i ligjit për përfaqësim të drejtë, një nga shkaqet e braktisjes së qeverisë Pas një mbledhjeje që zgjati The post Mungesa e Arben Fetait dhe Salim Sulejmanit në mbledhje, përgjigjet Taravari | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Arben Taravari: Shkojmë në opozitë – ja pse braktisëm qeverinë
Taravari: Mosrealizimi i ligjit për përfaqësim të drejtë, një nga shkaqet e braktisjes së qeverisë
Pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka marrë vendimin për t’u larguar nga koalicioni qeverisës dhe për të kaluar në opozitë, shkruan Flaka Media
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e konfirmoi këtë vendim përmes një prononcimi për media, ku theksoi se shkak për largimin ishin një sërë pakënaqësish që kishin kohë që akumuloheshin brenda strukturave të partisë.
“Sollëm vendim që Aleanca për Shqiptarët të shkojë në opozitë. Askush nuk ka lindur në Qeveri,” deklaroi Taravari, duke lënë të kuptohet se vendimi është pjesë e një qëndrimi parimor dhe të menduar.
Ndër arsyet kryesore për largimin, Taravari përmendi moszbatimin e marrëveshjeve për heqjen e balancuesit dhe miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë.
“Ne u dakorduam të hiqet balancuesi dhe të ketë ligj për përfaqësim të drejtë, dhe i njëjti të jetë gati në tetor, më së voni në nëntor. Sot jemi më 12 maj dhe ende nuk ka ligj”, theksoi kreu i ASH-së.
Ai tha se tashmë partia do t’i kthehet qytetarit dhe do të rifokusohet si një subjekt opozitar unik.
Nuk e sollëm ndryshimin që premtuam, Taravari: U kërkoj falje qytetarëve shqiptarë
Pas largimit të zyrtarizuar nga Qeveria, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një autokritikë të rrallë politike duke pranuar se gjatë kohës në qeverisje kanë pasur shumë pakënaqësi dhe gabime për të cilat edhe vetë partia e tij mban përgjegjësi, transmeton Flaka Media
“Normalisht, ne kemi pasur plotë pakënaqësi gjatë qeverisjes sonë. A kemi qenë edhe ne fajtorë? Po se po, pranojmë fajin dhe me një moment i kërkojmë falje qytetarit shqiptar”, deklaroi Taravari.
Sipas tij, pavarësisht mangësive, Aleanca për Shqiptarët ka arritur një objektiv të madh politik: largimin nga pushteti të partisë që kishte qeverisur për më shumë se dy dekada.
“Ne e bëmë rotacionin politik. Imagjinoni mos ta bënim, do të vazhdonte partia që ka qenë 22-23 vjet në pushtet. Sot së paku e provuam”, tha Taravari, duke shtuar se tashmë partia do t’i kthehet qytetarit dhe do të përgatitet për zgjedhjet lokale të nëntorit.
Ai pranoi se premtimi për ndryshim nuk u realizua siç ishte imagjinuar dhe se qytetarët shqiptarë nuk ndihen më mirë sot. “Fatkeqësisht këtë e them, se pjesë e atij gabimi jemi edhe ne”, u shpreh Taravari.
The post Mungesa e Arben Fetait dhe Salim Sulejmanit në mbledhje, përgjigjet Taravari | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .