Taravari: Ne kemi vendosë të kthehemi te qytetari, Mexhiti: Ti e tradhëtove Qeverinë!

Pas vendimit për të dalë nga Qeveria, Arben Taravari tha se ka pasur shumë pakënaqësi gjatë qeverisjes së tyre, që siç tha, janë edhe ata fajtorë gjë për të cilën The post Taravari: Ne kemi vendosë të kthehemi te qytetari, Mexhiti: Ti e tradhëtove Qeverinë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 13, 2025 - 03:00
 0  5
Taravari: Ne kemi vendosë të kthehemi te qytetari, Mexhiti: Ti e tradhëtove Qeverinë!

Pas vendimit për të dalë nga Qeveria, Arben Taravari tha se ka pasur shumë pakënaqësi gjatë qeverisjes së tyre, që siç tha, janë edhe ata fajtorë gjë për të cilën Taravari u kërkoi falje qytetarëve. Por pavarësisht të gjithave, Taravari tha se kanë bërë rotacion politik, duke e larguar nga pushteti partinë që ka qeverisur mbi 20 vite.

“Normalisht, ne kemi pasur plotë pakënaqësi gjatë qeverisjes sonë. A kemi qenë edhe ne fajtorë? Po se po, pranojmë fajin dhe me një moment i kërkojmë falje qytetarit shqiptar. Ne kemi vendosë të kthehemi te qytetari, të përgatitemi për zgjedhjet lokale dhe në nëntor ta sjellim fitoren e madhe për ASH-në… Punën më të madhe ne e kemi bërë në momentin që ne e themi e kemi sjell ndryshimin, por tash del që nuk qenka ndryshim. Nuk është ai ndryshim që e premtuam. As shqiptarët nuk ndjehen më mirë, as qytetarët nuk ndjehen, fatkeqësisht këtë e them, se pjesë e atij gabimi jemi edhe ne… Krenarisht e them se e bëmë rotacionin politik. Imagjinoni mos ta bënim, do të vazhdonte partia që ka qenë 22-23 vjet në pushtet. Sot së paku e provuam”, tha Taravari.

Pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për të dalë nga Qeveria dhe për të kaluar në opozitë, ka ardhur një reagim i ashpër nga njëri prej liderëve të koalicionit opozitar VLEN, Izet Mexhiti, transmeton Flaka Media

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Mexhiti ka akuzuar drejtëpërdrejt Arben Taravarin se nuk ka sjellë ndryshim, por përkundrazi – e ka penguar atë. Ai shprehet se ASH-ja nuk po i kthehet qytetarëve, por sipas tij, “po i kthehet listës së zezë”.

“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
Ti nuk po kthehesh te populli. Ti po kthehesh te lista e zezë.
Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhtove Qeverinë.
Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASH-së.

Ti e mashtrove anëtarësinë e ASH-së,” shkruan Mexhiti.

Reagimi vjen në një moment tensioni të shtuar politik, ku Taravari deklaroi se ASH kalon në opozitë për shkak të pakënaqësive me punën e Qeverisë, përfshirë çështjen e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe heqjen e balancuesit.

Izet Mexhiti, si një nga zërat kryesorë të VLEN-it, ka dhënë sinjale të qarta se ky veprim i Taravarit shihet si i pabesë dhe me prapavijë politike, duke theksuar se VLEN mbetet e përkushtuar në rrugën e ndryshimit.

The post Taravari: Ne kemi vendosë të kthehemi te qytetari, Mexhiti: Ti e tradhëtove Qeverinë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .