Mustafa: Qytetarët nuk e shesin votën për disa shtesa
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë katër vjetëve të tij në pushtet nuk ka realizuar asnjë projekt të prekshëm dhe afatgjatë që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Sipas Mustafës, mandati i Kurtit ka kaluar duke u ankuar për të kaluarën dhe duke tentuar të
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë katër vjetëve të tij në pushtet nuk ka realizuar asnjë projekt të prekshëm dhe afatgjatë që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Sipas Mustafës, mandati i Kurtit ka kaluar duke u ankuar për të kaluarën dhe duke tentuar të blejë vota të qytetarëve përmes shtesave financiare të ofruara në prag të zgjedhjeve.
Në një intervistë për Ekonomia Online ai ka theksuar se këto shtesa janë vetëm një përpjekje për të mashtruar qytetarët dhe për të blerë vota përmes dhënies së mjeteve financiare për fëmijët, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara, por pa asnjë projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Ai shtoi se ka “një lajm të keq për Kurtin dhe VV-në, se qytetarët e Kosovës nuk e shesin votën dhe nuk e shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
“Këto katër vite Kurti nuk ka bërë asnjë punë reale të prekshme, afatgjate sa i përket qytetareve, apo projekteve kapitale. I gjithë mandati i tij ka shkuar fillimisht duke u ankuar në 20 vitet e kaluara, e në fund duke tentuar që të blejnë votën e qytetareve që është duke e dhënë një shtesë qoftë për fëmijët, qoftë për nënat, qoftë për pensionistet, jo diçka afatgjate e të qëndrueshme. Thjesht një muaj para zgjedhjeve duke u dhënë nga një shtesë me shpresën që ata njerëz pastaj do e shesin votën e tyre. Kam një lajm shumë të keq për Kurtin dhe VV-në, qytetarët e Kosovës nuk e shesin votën e tyre, nuk e sheshin të ardhmen e tyre, të fëmijëve e të familjeve të tyre, e aq më pak për këto vlera qesharake e ofenduese që mendon Kurti që t’i mashtrojë financiarisht”, ka thënë Mustafa.
“Çdo veprim i Kurtit ka qenë në tendencën e tij për të blerë vota, ai është i vetëdijshëm, gjitha sondazhet nga tereni dhe informatat nga terreni i vijnë që e ka humbur shumicën, nuk do të jetë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj tenton me këso lëvizje nga shtesa 100 euro apo 20 euro, varësisht prej skemës tenton që të blejë vota të qytetarëve. Përsëris edhe një herë kam një lajm shumë të keq për Kurtin, qytetarët e Kosovës nuk e shesin votën, nuk e shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre. LDK-ja ka numrin 124 ky është numri i ndryshimit, ky është numri i fitores. Ftoj qytetarët e Kosovës masivisht të kthehen te LDK-ja, te shtëpia e madhe politike e tyre që nga viti 89 e tutje”, përfundoi Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.