Ministria e Drejtësisë reagon pasi emblema e UÇK-së shihet në tualet

Ministria e Drejtësisë e ka quajtur fabrikim videon e publikuar në të cilën emblema e uck-së shihej e vendosur në tualetin e ministrisë. Ministria ka deklaruar se videoja synon të dëmtojë reputacionin e Ministrisë dhe të nxisë përçarje. “Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një simbol i shenjtë që përfaqëson sakrificën dhe luftën

dhjetor 13, 2024 - 23:00
 0  5
Ministria e Drejtësisë reagon pasi emblema e UÇK-së shihet në tualet
ministria-e-drejtesise-reagon-pasi-emblema-e-uck-se-shihet-ne-tualet

ministria-e-drejtesise-reagon-pasi-emblema-e-uck-se-shihet-ne-tualet

Ministria e Drejtësisë e ka quajtur fabrikim videon e publikuar në të cilën emblema e uck-së shihej e vendosur në tualetin e ministrisë.

Ministria ka deklaruar se videoja synon të dëmtojë reputacionin e Ministrisë dhe të nxisë përçarje.

“Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një simbol i shenjtë që përfaqëson sakrificën dhe luftën për liri. Ministria e Drejtësisë dënon ashpër çdo përpjekje për ta përdhosur ose keqpërdorur këtë emblemë”, thuhej në reagim.

“Videoja e publikuar së fundmi në rrjetet sociale është një fabrikim i qëllimshëm që synon të dëmtojë reputacionin e Ministrisë dhe të nxisë përçarje. Hapësira e paraqitur në video është e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara, e cila prej kohësh përdoret vetëm për depozitimin e materialeve higjienike. Vendosja e emblemës së UÇK-së në atë vend është një akt i qëllimshëm nga persona keqdashës”, thuhej më tej.

Sipas ministrisë, në video xhirimin e mëposhtëm, i cili është filmuar me datë 13/12/2024 në ora 20:25, në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e nëntë, në hapësirat e tualetit “923/A” nuk gjendet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ministria e Drejtësisë dënon fuqishëm këto veprime keqdashëse dhe kërkon hetim nga organet kompetente për të identifikuar autorët dhe për të siguruar që ata të mbajnë përgjegjësi ligjore”, thuhej më tej.

Ministria ka ftuar qytetarët dhe mediat që të mos bien pre e këtyre provokimeve. Emblema e UÇK-së mbetet një vlerë e shenjtë dhe e paprekshme për popullin tonë, dhe Ministria mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur atë.

Gazetari i njohur kosovar, Lirim Mehmetaj, ka “zbuluar” një tjetër skandal që përfshinë Qeverinë e Kosovës, më saktësisht Ministrinë e Drejtësisë.

Mehmetaj ka postuar një video nga kati i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, ku në tualetin e këtij kati emblema e UÇK-së është e vendosur mbi shole/guacë.

“Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së.
Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor”, thuhet në postimin e Mehmetajt shoqëruar me video dhe fotografi.

Mehmetaj i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë për të zhvilluar hetimet dhe të dënohen akterët e këtij akti për shkak se përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligj./Gazeta10