Nafie Selmani: “Ja ku ishin 20 vjet, o taj!”

Analistja politike Nafie Selmani ka reaguar publikisht ndaj gazetarit Ismail Sinani, duke iu bashkuar debatit për fushatën “Fol shqip, o taj!” dhe kundër-narrativën “ku ishe 20 vjet”, e cila, sipas The post Nafie Selmani: “Ja ku ishin 20 vjet, o taj!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 8, 2026 - 13:30
 0
Nafie Selmani: “Ja ku ishin 20 vjet, o taj!”

Analistja politike Nafie Selmani ka reaguar publikisht ndaj gazetarit Ismail Sinani, duke iu bashkuar debatit për fushatën “Fol shqip, o taj!” dhe kundër-narrativën “ku ishe 20 vjet”, e cila, sipas saj, është e rreme dhe manipuluese.

Në një postim të saj, Selmani ka publikuar fotografi të eksponentëve kryesorë të VLEN-it, të cilët në të kaluarën kanë qenë pjesë e BDI-së ose kanë qeverisur bashkë me të, duke ironizuar drejtpërdrejt tezën se përgjegjësia për problemet aktuale bie mbi “të tjerët”.

“Ja ku ishin 20 vjet, o taj!”, shkruan Selmani, duke iu referuar figurave kyçe të VLEN-it që, sipas saj, për dekada kanë qenë pjesë e pushtetit ose e strukturave drejtuese të BDI-së.

Ajo thekson se është hipokrizi që sot këta aktorë politikë të shtrojnë pyetje moralizuese ndaj të tjerëve, kur vetë kanë qenë pjesë aktive e vendimmarrjes. Sipas saj, tentativa për ta zhvendosur fajin me pyetjen “pse nuk fole shqip 20 vjet?” është një strategji për të fshehur përgjegjësinë aktuale.
“Problemi nuk është kush ku ka qenë dje, por pse sot, kur janë në pushtet, sërish nuk po i zgjidhin problemet”, shkruan analistja.

Selmani nënvizon se qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen nga retorika populiste dhe fushatat simbolike. Gazeta Flaka

The post Nafie Selmani: “Ja ku ishin 20 vjet, o taj!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .