Najçevska, Mickoskit: Kur shkatërron sistemin e drejtësisë dhe arsimin, hapësira pushtohet nga njerëz pa njohuri elementare

“Nuk po kuptoni asgjë. Askush nuk po proteston kundër kritereve më të rrepta, por kundër kritereve të pakuptimta që e turbullojnë pamjen dhe u lejojnë njerëzve si ju të bëhen profesorë”, thotë profesoresha universitare Mirjana Najçevska pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski mbi Ligjin e ri për Arsimin e Lartë që do të miratohet. Najçevska […]

Prill 3, 2026 - 10:00
Najçevska, Mickoskit: Kur shkatërron sistemin e drejtësisë dhe arsimin, hapësira pushtohet nga njerëz pa njohuri elementare

“Nuk po kuptoni asgjë. Askush nuk po proteston kundër kritereve më të rrepta, por kundër kritereve të pakuptimta që e turbullojnë pamjen dhe u lejojnë njerëzve si ju të bëhen profesorë”, thotë profesoresha universitare Mirjana Najçevska pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski mbi Ligjin e ri për Arsimin e Lartë që do të miratohet.

Najçevska akuzon se “VMRO-DPMNE ka shkatërruar arsimin e lartë dhe kuadrot e paaftë pa asnjë fije dijeje dhe kapaciteti intelektual tani po vazhdojnë të krijojnë kaos që do të sigurojë mbijetesën e korrupsionit dhe avancimin e kuadrot më të papërshtatshëm”.

“Kur shkatërroni sistemin gjyqësor dhe shkatërroni arsimin, krijoni tokën më të përshtatshme për pushtimin e hapësirës nga njerëz që nuk kanë as predispozita intelektuale dhe as njohuri elementare, anëtarë të VMRO-DPMNE-së”, theksoi profesoresha.