Nano vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për 16 ditë

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, nuk ka pësuar ndryshime që prej 16 ditësh. Ai vijon të jetë i shtruar në shërbimin e terapisë intensive në një prej spitaleve private të Tiranës, pas një arresti kardiorespirator që pësoi në banesën e tij. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ish-lideri i socialistëve

tetor 25, 2025 - 23:00
 0
Nano vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për 16 ditë
Nano vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për 16 ditë

Nano vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për 16 ditë

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, nuk ka pësuar ndryshime që prej 16 ditësh.

Ai vijon të jetë i shtruar në shërbimin e terapisë intensive në një prej spitaleve private të Tiranës, pas një arresti kardiorespirator që pësoi në banesën e tij.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ish-lideri i socialistëve është ende në gjendje të rëndë shëndetësore, i pavetëdijshëm dhe me reagime të pakta ndaj dritës.

Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të autoambulancës dhe ekipeve mjekësore që e asistuan, rikthimi i tij në funksion jetësor të zemrës u mundësua falë reanimimit të menjëhershëm.

Ekipet multidisiplinare e konsiderojnë gjendjen e tij shumë të rëndë dhe vijojnë të monitorojnë trajtimin intensiv.

Euronews Albania, sipas mjekëve, sfida më e madhe mbetet rizgjimi i trurit, organit më të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit gjatë arrestit kardiorespirator, megjithatë kujdesi ndaj tij vazhdon pa ndërprerje.