Ndalohen për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në Klinë
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në komunën e Klinës, në kuadër të hetimeve që lidhen me procesin e numërimit të votave. Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, janë intervistuar


Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në komunën e Klinës, në kuadër të hetimeve që lidhen me procesin e numërimit të votave.
Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve.
Pas përfundimit të intervistimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është marrë vendim për ndalimin 48-orësh të shtatë kryesuesve të vendvotimeve. Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.
Në komunikatë theksohet se Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit të votës së lirë të qytetarëve dhe ndjekjen e të gjithë personave që dyshohen për përgjegjësi penale, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/
