FAA ndalon të gjitha fluturimet në SHBA për shkak të problemeve në komunikim

Beqir Sina nga New York për INA

Ky ndalim patjetër që prek drejtpërdrejt edhe shqiptarët.Në rrjetet sociale thuhet se ka vonim të nisjeve dhe munges së lidhjeve dhe vonesave të mëdha për këta udhëtarë.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar sot, 13 nëntor, një ndalim kombëtar të nisjeve të avionëve në të gjitha aeroportet e Shteteve të Bashkuara. Urdhri, i njohur si “National Ground Stop”, u dha për shkak të problemeve në komunikim që prekin qendrat e kontrollit të trafikut ajror, kështu të paktën po thonë autoritet amerikane të transportit ajror të udhëtarve.

Sipas deklaratës zyrtare të FAA, ndalimi u vendos “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie”.

Sekretari i Transportit, Sean Duffy, konfirmoi se problemi prek të gjitha qendrat e kontrollit të rrugëve ajrore. Ndërsa teknikët e agjencisë po hetojnë çështjen.

Avionët që janë tashmë në ajër lejohen të ulen normalisht. Fluturimet ndërkombëtare që vijnë drejt SHBA-së po trajtohen rast pas rasti. Asnjë avion i ri nuk lejohet të niset derisa të hiqet urdhri.

Ky është ndalimi i dytë kombëtar i fluturimeve që nga sulmet e 11 shtatorit 2001. I fundit ndodhi në janar 2023, kur dështoi sistemi i njoftimeve për pilotët (NOTAM).

Kur filloi “ndalimi” dhe sa mund të zgjasë

Ndalimi hyri në fuqi rreth orës 15:54 (ora e Nju Jorkut). Deri në orën 17:30 ai ishte ende në fuqi dhe zyrtarët nuk kanë dhënë një orar të saktë mbylljeje.

FAA e ka cilësuar si “ndërprerje të përkohshme të telekomunikacionit” dhe ka thënë se do të zgjasë “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Ekspertët e aviacionit paralajmërojnë se nëse ndalimi zgjat më shumë se disa orë, rikuperimi i fluturimeve mund të kërkojë ditë të tëra, pasi avionët dhe ekuipazhet mbeten jashtë pozicioneve të tyre.

Ndikimi te udhëtarët

Sipas shtypit amerikan në aeroportet e mëdha janë raportuar radhë të gjata dhe vonesa masive. Sipas të dhënave të para, mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar. Shumë udhëtarë janë kapur në befasi dhe janë të hutuar, por deri tani nuk është vërejtur panik i përgjithshëm.

Aeroportet kanë mbetur të hapura dhe këshillojnë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të përditësuara.

Ky ndalim patjetër që prek drejtpërdrejt edhe shqiptarët.

Çdo ditë dhjetëra e madje qindra shqiptarë udhëtojnë me linja të ndryshme ajrore, duke ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës drejt SHBA-së, ose anasjelltas.

Madje kjo është pikërisht ora e pikut për udhëtarët shqiptarë. Shumë prej tyre kanë fluturime me lidhje në aeroportet e mëdha amerikane.

Vonimi i nisjeve krijon rrezik të mungesës së lidhjeve dhe vonesave të mëdha për këta udhëtarë. Situata mbetet në zhvillim.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.