Në cilin shtet të Ballkanit pihet uji më cilësor?
Mali i Zi kryeson si shteti në rajon me cilësinë më të lartë të ujit të pijshëm, sipas të dhënave të platformës World Population Review për vitin 2024. Cilësia e ujit është matur përmes Indeksit të Performancës Mjedisore të Universitetit Ya...
Mali i Zi kryeson si shteti në rajon me cilësinë më të lartë të ujit të pijshëm, sipas të dhënave të platformës World Population Review për vitin 2024.
Cilësia e ujit është matur përmes Indeksit të Performancës Mjedisore të Universitetit Yale, i cili ndjek 40 tregues të performancës, përfshirë sanitizimin dhe ujin e pijshëm, për të identifikuar vendet me performancën më të mirë mjedisore në botë.
Ky indeks mbuluje gjithashtu shëndetin mjedisor, ndryshimet klimatike, cilësinë e ajrit, menaxhimin e mbeturinave dhe biodiversitetin, ndërsa e mat cilësinë e ujit përmes shkallës DALY të viteve të humbura të jetës për shkak të invaliditetit në 100.000 banorë nga uji i pasigurt.
Sipas kësaj shkallëze dhe të dhënave të Indeksit të Performancës Mjedisore (EPI) për vitin 2024, renditja e shteteve të rajonit pasqyrohet përmes pikëve përkatëse ku Mali i Zi udhëheq me 95,2 pikë, i ndjekur nga Sllovenia me 88,2 pikë, Serbia me 81,0 pikë, Kroacia me 80,8 pikë, Bosnje-Hercegovina me 78,7 pikë, Shqipëria me 69,6 pikë dhe Maqedonia e Veriut në fund të listës me 69,4 pikë, ndërsa për Kosovën nuk janë publikuar të dhëna.
Ekspertët theksojnë se sigurimi i ujit të pijshëm mbetet parakushti më i rëndësishëm për mbijetesën dhe shëndetin afatgjatë, duke kërkuar angazhim institucional për monitorimin e qëndrueshmërisë së furnizimit në çdo rajon./INA/
The post Në cilin shtet të Ballkanit pihet uji më cilësor? appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.