Në Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, dalje më e ulët në votime se në Gostivar dhe Vrapçisht

Në Komunën e Qendër Zhupë, deri në orën 15:00 kanë votuar 831 qytetarë nga gjithsej 7.562 votues me të drejtë vote, që përbën 10,99 për qind të trupit zgjedhor. Ndërkohë, The post Në Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, dalje më e ulët në votime se në Gostivar dhe Vrapçisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 11, 2026 - 17:30
 0
Në Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, dalje më e ulët në votime se në Gostivar dhe Vrapçisht

Në Komunën e Qendër Zhupë, deri në orën 15:00 kanë votuar 831 qytetarë nga gjithsej 7.562 votues me të drejtë vote, që përbën 10,99 për qind të trupit zgjedhor. Ndërkohë, në Komunën e Mavrovë–Rostushës, deri në të njëjtën orë kanë votuar 1.967 votues nga gjithsej 10.575, apo 18,60 për qind e trupit votues. Të dhënat janë bërë të ditura nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton Gazeta Flaka

Në katër komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, nga gjithsej 128.286 qytetarë me të drejtë vote, deri në orën 15:00 kanë votuar 23.201 votues, që përbën 18,10 për qind të trupit zgjedhor

Ndryshe, në Gostivar, deri në orën 15:00 të ditës së sotme kanë votuar gjithsej 14.673 qytetarë, që përfaqëson 17,72 për qind të trupit elektoral, sipas përpunimit të materialeve nga terreni në 99,90 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ).

Në Komunën e Vrapçishtit, deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 5.730 qytetarë, që përbën 21,01 për qind të trupit zgjedhor. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të dhënat bazohen në përpunimin e materialeve nga terreni në nivel prej 99,96 për qind. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 27.279 votues. Gazeta Flaka

The post Në Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, dalje më e ulët në votime se në Gostivar dhe Vrapçisht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .