Në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, një person është plagosur me thikë
Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka pësuar dy ...


Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka pësuar dy plagë në shpinë nga thika, nga një person i dyshuar ende i paidentifikuar.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit të dyshuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Sheshi Skënderbeu, Prishtinë / 25.07.2026 – 21:20. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi që i njëjti ishte sulmuar me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë me ç’rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet për identifikimin e personit të dyshuar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
