Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?
Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 11 janarit. I pyetur nga INA për këto spekulime, Bejta nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi kandidimin. “Do të shohim ditëve në vijim,” tha shkurt Bejta, duke […] The post Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë? appeared first on InfoShqip.com.
Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 11 janarit.
I pyetur nga INA për këto spekulime, Bejta nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi kandidimin.
“Do të shohim ditëve në vijim,” tha shkurt Bejta, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në garën për kryetar të komunës.
Ndërkohë, në koalicionin AK-i situata është e qartë, pasi që garës i prinë Valbon Limanin, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli fitues, por për një diferencë të vogël votash nuk u arrit cenzusi i nevojshëm. Pamundësia për të kaluar pragun çoi në përsëritjen e zgjedhjeve jo vetëm në Gostivar, por edhe në komunat Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë./INA/
The post Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë? appeared first on InfoShqip.com.