Nevzat Bejta takon banorët e Debreshit
Kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, në kuadër të takimeve me qytetarët, ka vizituar sot fshatin Debresh, ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet dhe nevojat The post Nevzat Bejta takon banorët e Debreshit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, në kuadër të takimeve me qytetarët, ka vizituar sot fshatin Debresh, ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet dhe nevojat e tyre.
Gjatë takimit, Bejta ka deklaruar se në 100 ditët e para të mandatit të tij, nëse zgjidhet kryetar komune, do të nisin përgatitjet për një zgjidhje të përhershme të problemit me ujin e pijshëm në Debresh. Ai shtoi se më pas do të realizohen edhe projektet e tjera të parapara për këtë fshat, në përputhje me kërkesat e banorëve.
Sipas Bejtës, synimi është që Debreshi të mos përballet më me neglizhencë nga institucionet komunale dhe që investimet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Gazeta Flaka
The post Nevzat Bejta takon banorët e Debreshit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .